Aktualitet

Drifte e manovra të rrezikshme me makinat e tyre, policia gjobit dy shoferët me 40 mijë lekë (VIDEO)

Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar nëpërmjet rrjeteve sociale, drejtuesit e dy automjeteve, të cilët kanë kryer manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

22 Prill 2023, 13:12 Nga f.i
Drifte e manovra të rrezikshme me makinat e tyre, policia gjobit dy
Pamje nga ngjarja

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka identifikuar nëpërmjet rrjeteve sociale, drejtuesit e dy automjeteve, të cilët kanë kryer manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Videot janë postuar në rrjete sociale në datat 29 mars dhe 30 prill.

Policia pas ndailimit të dy shoferëve ka vendosur gjobë me 40 mijë lekë secili.

Njoftimi i policisë

Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, së bashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

gjobe nga 40 mij lek policia gjobit shoferet

Sondazh

Poll