Aktualitet

Pas Bajramit, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për pushime: Do vijmë çdo javë

Deri tani mësohet se më shumë se 3200 automjete të vogla dhe dhjetëra autobusë kanë kaluar në pikë kufitare Morinë gjate orëve të para të ditës dhe të shtunë mbi 4600 qytetarë.

22 Prill 2023, 11:23 Nga f.i
Pas Bajramit, shqiptarët e Kosovës drejt Shqipërisë për
Pika kufitare Morinë

TIRANË- Pas një muaji agjërim në muajin e Ramazanit dhe festimeve për Fiter Bajramin, shumë shqipëtarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Ata kanë zgjedhur destinacione të ndryshme, kryesish qytetet bregdetare, Durrësi, Vlora, por edhe një ndale të shkurtër në Tiranë.

“Deri në Durrës do rrimë deri të dielën, për pushime”.

"Vetëm për pushime, se thamë të pushojmë pak, të argëtohemi”.

"Për fundjavë për të shëtitur në Tiranë”.

"Po iki me familjen, pushime për festë, e premte, të shtunë, të diel, urime festën e Bajramit të gjithë besimtarëve. Kur të rregullohet koha do jemi çdo fundjavë në Shqipëri”, tregojnë qytetarët për report.tv.

Deri tani mësohet se më shumë se 3200 automjete të vogla dhe dhjetëra autobusë kanë kaluar në pikë kufitare Morinë gjate orëve të para të ditës dhe të shtunë mbi 4600 qytetarë.

shqiptaret e kosoves

Sondazh

Poll