Aktualitet

Mori peng ndërtuesin dhe e dhunoi për borxhin 25 mijë euro, lihet në burg Alban Bejo, dëshmia: E thirra për t'i marrë paratë tona

Bejo ka pretenduar para togave të zeza të dhomës penale, se nuk e kanë marrë peng 47-vjeparin, por i kanë kërkuar shlyerjen e borxhit financiar që pretendon se iu kishte.

22 Prill 2023, 11:39 Nga A.B
Mori peng ndërtuesin dhe e dhunoi për borxhin 25 mijë euro, lihet
Vellezerit Bejo

TIRANË- Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg për Alban Bejo i cili u arrestua pasi morën peng bashkë me vëllain e tij Fatmir Bejon që ndodhet në kërkim, Gjergji Fela me pretendimin e një borxhi.

Bejo ka pretenduar para togave të zeza të dhomës penale, se nuk e kanë marrë peng 47-vjeparin, por i kanë kërkuar shlyerjen e borxhit financiar që pretendon se iu kishte.

“Kontaktuam për tu takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kami thirrur vetëm për ti kerkuar paratë tona, se kemi marrë peng”.

Alban Bejo ra në pranga të efektivëve të Komisariatit nr 6 ndërsa për Fatmir Bejon masa është vendosur në mungesë për shkak se ende nuk është arrestuar. Vëllezërit Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47 vjeçarin, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se  u kishte borxh një shumë parash./Dosja.al

alban bejo gjergj fela

Sondazh

Poll