Aktualitet

“Tapë” në timon! Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, Policia arreston 39-vjeçarin në Korçë

Personi me inicialet N.B, po ashtu nuk i është bindur urdhrit të policisë, gjatë veprimeve proceduriale.

22 Prill 2023, 11:20 Nga A.B
“Tapë” në timon! Nuk iu bind urdhrit të policisë
Policia

KORÇË- Një 39 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pasi është konstatuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Personi me inicialet N.B, po ashtu nuk i është bindur urdhrit të policisë, gjatë veprimeve proceduriale.

'Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu 39-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.'

korce

Sondazh

Poll