Aktualitet

Tentoi të vriste një person 4 vite më parë në Kuçovë, ekstradohet nga Gjermani 47-vjeçari (EMRI)

Paja u kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë.

22 Prill 2023, 12:19 Nga A.B
Tentoi të vriste një person 4 vite më parë në
Policia

TIRANË- Arrestohet Emiljano Paja, 47-vjeçari i cili në 2019 tentoi të vriste Valentin Sulin (Donalt Bamin) në fshatin Tapi të Kuçovës. Paja u kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 47-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga specialistët e Interpol Tiranës.

NJOFTIMI

Shkëmbim informacioni dhe aksione të përbashkëta policore, me homologët, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht. Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas në Kuçovë, në vitin 2019, kapet në Gjermani dhe ekstradohet drejt vendit tonë 47-vjeçari i shpallur në kërkim.

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol ëiesbaden, Gjermani, u kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë, shtetasi E. P. alias R. P., 47 vjeç, lindur në Berat.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Shtetasi E. P. alias R. P. , në vitin 2019, në fshatin Rreth Tapi, Kuçovë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin V. S. alias D. B. 47-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga specialistët e Interpol Tiranës.

emiljano paja

Sondazh

Poll