Aktualitet

I gjenden armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në banesë arrestohet 57-vjeçari në Vorë

Policia ushtroi kontrolle në banesën e 57-vjeçarit në Picar të Vorës në kuadër të operacionit 'Rifle'

22 Prill 2023, 10:03 Nga DOSJA
I gjenden armë zjarri pushkë dhe municion luftarak në banesë
Arma

TIRANË- Xhaferr Picari është vënë në pranga të Policisë pasi iu janë gjetur në banesë armë dhe municione luftarake. Policia ushtroi kontrolle në banesën e 57-vjeçarit në Picar të Vorës në kuadër të operacionit 'Rifle'. Pas zbulimit të armëve, policia vuri në pranga Picarin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Vorë, operacioni policor i koduar "Rifle", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Iu gjetën armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 57-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Rifle”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. P., 57 vjeç, banues në Picar, Vorë. Gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll