Sport

Edhe Sergio Ramos kritikon Elon Musk, për shkak të ndryshimeve në Twitter...

Mbrojtësi i PSG publikoi mesazhet e urrejtjes, që ai ka marrë në atë rrjet social

22 Prill 2023, 07:45 Nga DOSJA

Edhe Sergio Ramos kritikon Elon Musk, për shkak të ndryshimeve në

FRANCE - Sergio Ramos, ish-mbrojtësi spanjoll dhe qendërmbrojtësi i Paris SG, këtë të premte ka kritikuar seriozisht Elon Musk, drejtorin ekzekutiv të Twitter-it, për ndryshimet e fundit që biznesmeni afrikano-jugor ka bërë në platformë. 

"Eleminimi i vulave (të autenticitetit), detyrimi i pagesave dhe fitimi i parave, është një strategji. Eliminimi i urrejtjes, promovimi i respektit, dhe bërja e Twitter një vend më të mire, duhet të jetë. Unë thjesht po them...",- ka shkruar futbollisti me përvojë, 37 vjeç. përmes llogarisë së tij personale.

Bashkëngjitur me publikimin, spanjoli zbuloi disa nga komentet negative që mori në Twitter.

Edhe Sergio Ramos kritikon Elon Musk, për shkak të ndryshimeve në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll