Aktualitet

Zjarri te reparti i Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, pamjet brenda dhomës, çdo gjë SHKRUMB E HI

Evakuimi i pacientëve është bërë në kohë, duke bërë që dëmi të jetë vetëm material. 

22 Prill 2023, 09:03 Nga A.B
Zjarri te reparti i Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, pamjet
Dhoma

SHKODËR- Këto janë pamjet që vijnë brenda spitalit në Shkodër, i cili u përfshi nga flakët mëgjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:05 të mëngjesit të kësaj të shtune në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë, e për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Evakuimi i tyre është bërë në kohë, duke bërë që dëmi të jetë vetëm material. 

Zjarri te reparti i Kirurgjisë në spitalin e Shkodrës, pamjet

Flakët janë neutralizuar në kohë nga shërbimi zjarrfikës, përpasojë flakët nuk u përhapën në dhomat e tjera. Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje. /Dosja.al

zjarr ne spitalin ne shkoder

Sondazh

Poll