Aktualitet

Zjarri brenda kirurgjisë, Spitali i Shkodrës: Flakët nisën në dhomën e një pacienti, janë evakuuar në kohë

Si pasojë e zjarrit në dhomën e pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë nuk ka të lënduar.

22 Prill 2023, 09:00 Nga A.B
Zjarri brenda kirurgjisë, Spitali i Shkodrës: Flakët nisën
Spitali

SHKODËR- Spitali Rajonal Shkodër ka bërë me dije se shërbimi po vijon pa ndërprerje. Si pasojë e zjarrit në dhomën e pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë nuk ka të lënduar. 

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.

"Spitali Rajonal Shkodër bën me dije se në orën 6:45 të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë. Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar. Zjarri është shuar menjëherë, duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera.  Spitali Rajonal i Shkodrës siguron se shërbimi vijon pa ndërpreje teksa po merren masa të menjëherëshme për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti", thuhet në reagim. 

zjarr ne spitalin ne shkoder

Sondazh

Poll