Bota

Ndodh sërish në Toronto/ Grabiten shufra ari me vlerë mbi 22 milionë dollarë në një aeroport, policia: Dyshohet për një grup kriminelësh që veprojnë në zonë

Hetuesit dyshojnë se grabitja është kryer nga një grup kriminal që vepron në të gjithë rajonin kanadez. 

21 Prill 2023, 18:33 Nga a.l
Ndodh sërish në Toronto/ Grabiten shufra ari me vlerë mbi 22
Shufra ari

KANADA- Në aeroportin e Torontos në Kanada ka ndodhur një tjetër grabitje që u përngjan skenave të filmave. Mediat e huaja raportojnë se në aeroprtin Pearson janë vjedhur shufra ari me vlerë 22 milionë dollarë. Një kontejner avioni që transportonte mallrat mbërriti në aeroport në mbrëmje dhe u transportua në një objekt mbajtës ngarkesash. Policia po heton, duke nisur nga kamerat e sigurisë në aeroport për të rënë në gjurmët e autorëve. Hetuesit dyshojnë se grabitja është kryer nga një grup kriminal që vepron në të gjithë rajonin kanadez. 

Ndodh sërish në Toronto/ Grabiten shufra ari me vlerë mbi 22
Aeroporti Pearson

“Është një ngjarje shumë e veçantë”, thonë hetuesit që po hetojnë rastin. 

Nuk është hera e parë që një ngarkesë kaq e çmuar vidhet nga një zonë aeroporti. Gjithashtu, në vitin 1983 ari dhe diamante me vlerë rreth 26 milionë paund u vodhën nga një magazinë pranë aeroportit Heathroë të Londrës. 

grabitje ne toronto

Sondazh

Poll