Bota

Paralajmëron Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Në vitin 2027 mund të nisë një konflikt me Kinën

Ministri i Jashtëm i Tajvanit ka thënë se po përgatitet për mundësinë e një konflikti me Kinën në vitin 2027.

21 Prill 2023, 17:37 Nga a.l
Paralajmëron Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Në vitin 2027 mund
Joseph Wo

TAJVAN- Ministri i Jashtëm i Tajvanit ka thënë se po përgatitet për mundësinë e një konflikti me Kinën në vitin 2027.

Ne po e marrim kërcënimin ushtarak kinez shumë seriozisht … Unë mendoj se viti 2027 është viti për të cilin duhet të jemi serioz", tha ai. 

Të premten, ministri i jashtëm i Kinës, Qin Gang, tha se të dy anët e ngushticës së Tajvanit i përkisnin Kinës dhe se ata që luajnë me zjarrin në Tajvan do të djegin veten, shkruan The Guardian.

Inteligjenca amerikane beson se Xi Jinping, udhëheqësi i Kinës, ka urdhëruar ushtrinë e vendit të jetë gati deri në vitin 2027 për të aneksuar Tajvanin. Kina e konsideron Tajvanin, një ishull demokratik dhe vetëqeverisës, si një provincë që duhet të ribashkohet me kontinentin. Që kur erdhi në pushtet në vitin 2012, Xi ka theksuar se çështja e Tajvanit nuk mund të bartet brez pas brezi. 

joseph wu

Sondazh

Poll