Bota

Studentët në luftë? Peskov hedh poshtë raportimet: Nuk ka bisedime për ndonjë valë të re mobilizimi

Peskov deklaroi se aktualisht po punohet për përmirësimin dhe dixhitalizimin e sistemit të regjistrimit ushtarak, në lidhje me detyrën kushtetuese të qytetarëve rusë për të shërbyer në ushtri me rekrutim.

21 Prill 2023, 17:28 Nga a.l
Studentët në luftë? Peskov hedh poshtë raportimet: Nuk ka
Dmitry Peskov

RUSI- Zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov njoftoi se Kremlini nuk ka në plan një mobilizim të ri për luftën në Ukrainë.

Ndërsa komentoi raportet se njoftimet kishin filluar të shpërndaheshin për studentët në universitete, ai ritheksoi se në Kremlin nuk po diskutohet asnjë plan mobilizmi. "Kjo është hera e parë që dëgjoj për këtë. Nuk ka diskutime në Kremlin për ndonjë valë mobilizimi. Çfarë lloj njoftimesh? Çfarë njoftimesh? Të jem i sinqertë, as nuk e di. Më lejoni të përsëris: në Kremlin nuk flitet për ndonjë valë mobilizimi", tha ai. 

Peskov deklaroi se aktualisht po punohet për përmirësimin dhe dixhitalizimin e sistemit të regjistrimit ushtarak, në lidhje me detyrën kushtetuese të qytetarëve rusë për të shërbyer në ushtri me rekrutim.  Javën e kaluar, Putin nënshkroi një ligj për krijimin e një sistemi të rekrutimit, që parashikon edhe ndalimin për të kaluar kufirin të meshkujve, në rast se injorojnë ftesën, shkruan TASS. 

Në mesin e ndëshkimeve tjera, për ata që nuk përgjigjen, është përmendur edhe pamundësia për të marrë kredi, për të regjistruar pronë, apo për të punuar si sipërmarrës.

dmitry peskov

Sondazh

Poll