Bota

Luftimet në Sudan mes ushtrive/ Sapo ishte bërë BABA, vritet punonjësi i OKB-së, drejtori i përgjithsëm: Jam thellësisht i pikëlluar

Antonio Vitorino kujtoi se tre punonjës të tjerë të OKB-së, në këtë rast nga Programi Botëror i Ushqimit (ëFP), u vranë në një incident të ngjashëm të shtunën e kaluar, më 15 prill, ditën në të cilën filloi përshkallëzimi aktual i dhunës.

21 Prill 2023, 18:06 Nga a.l
Luftimet në Sudan mes ushtrive/ Sapo ishte bërë BABA, vritet
Foto ilustruese nga Sudani

SUDAN- Një punonjës i Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM) është vrarë si pasojë përplasjeve me armë zjarri midis grupit paraushtarak RSF dhe ushtrisë. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në jug të qytetit El Obeid, kryeqyteti i shtetit të Kordofanit të Veriut. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i agjencisë, portugezi Antonio Vitorino. 

“Jam thellësisht i pikëlluar për vdekjen e kolegut tonë dhe i dërgojmë ngushëllimet tona gruas dhe djalit të tij të porsalindur”, tha António Vitorino, në një deklaratë.

Antonio Vitorino kujtoi se tre punonjës të tjerë të OKB-së, në këtë rast nga Programi Botëror i Ushqimit (ëFP), u vranë në një incident të ngjashëm të shtunën e kaluar, më 15 prill, ditën në të cilën filloi përshkallëzimi aktual i dhunës.

Vrasja e pakuptimtë e civilëve, përfshirë punëtorët humanitarë, duhet të ndalet dhe paqja duhet të rivendoset”, mbrojti drejtori i përgjithshëm.

IOM deklaroi se konflikti aktual e ka detyruar organizatën, si agjencitë e tjera të OKB-së, të pezullojë aktivitetet e saj në Sudan derisa palët ndërluftuese të garantojnë sigurinë e punonjësve humanitarë dhe t'u ofrojnë atyre akses të pakufizuar në zonat ku ata mund të ofrojnë ndihmë për më të cenuarit. Luftimet vazhdojnë edhe sot, ditën e festës së Fitër Bajramit që shënon fundin e muajit të Ramazanit, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për armëpushim nga rivalët. Përplasjet, të cilat filluan më 15, janë midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF). Zonat më të të prekura nga përleshjet janë kryeqyteti, Khartou dhe provincat e Kordofanit të Veriut dhe Darfurit.

sulme ne sudan

Sondazh

Poll