Bota

Zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët: Nuk do votojmë, në asnjë mënyrë

Por ka shumë mundësi që do të ketë shumë pak votues pasi partia kryesore e serbëve të Kosovës do bojkotojë votimet.

21 Prill 2023, 17:45 Nga I.A
Zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët: Nuk do votojmë,
Qytetaret serb

KOSOVË- Zgjedhjet lokale do të mbahen këtë të diel në veri të Kosovës. Por ka shumë mundësi që do të ketë shumë pak votues pasi partia kryesore e serbëve të Kosovës do bojkotojë votimet. Euronews Serbia kreu një sondazh në rrugë dhe shumica e serbëve në katër në veri të Kosovës nuk do të shkojnë në zgjedhje.

Gazetarja: A do të votoni?

Qytetarja serbe: Jo jo, në asnjë mënyrë

Nuk votoj, nuk e di pse po nuk votoj” shprehet një tjetër qytetar.

Qytetarja serbe: Askush nuk do të votoj. Përse të votoj unë

Gazetarja: Mendoni se serbët do të votojnë?

Qytetarja serbe: Sigurisht jo. Ndoshta në fund nuk do të ketë as votim, për shkak të parregullsisë, paligjshmërisë. Ndoshta mund të prisnin një ditë më të mirë. Më të sigurt.

Zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit do të mbahen të dielën, më 23 prill. 

zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll