Bota

PENSIONET/ Franca në një raund të ri protestash, sindikatat: Më 1 maj, një mobilizim i jashtëzakonshëm

 Macron ka nisur një tur në Francën rurale në përpjekje për të qetësuar qytetarët pas aprovimit të reformës së pensioneve dhe pas tre muajve protesta.

21 Prill 2023, 16:57 Nga a.l

 

PENSIONET/ Franca në një raund të ri protestash, sindikatat:
Protesta në Francë

 

FRANCË- Një raund i ri protestash do të organizohen në Francë nga sindikatat, kundër reformës së pensioneve që u aprovua nga gjykata franceze më 14 prill. Vendimi i Gjykatës hodhi poshtë ofertën e kundërshtarëve për referendum.  Nga ana e transportit, 4 sindikatat që përfaqësojnë SNCF-në bënë thirrje që punonjësit e hekurudhave t'iu bashkoheshin protestave masive.  

Sipas sindikatave, në Rennes, Brittany, morën pjesë rreth 5,000 demonstrues. Ndërsa u paralajmërua se më datë 1 maj do të ketë një mobilizim të jashtëzkonshëm të qytetarëve në disa qytete franceze, shkruajnë mediat e huaja. 

“Kjo është vetëm një xhiro e vogël nxehjeje përpara datës 1 maj – ku shpresoj të jemi shumë, shumë, shumë të shumtë. Edhe pse te paktë në numër, ne po dërgojmë një mesazh", tha një protestues. 

Një ditë më parë, në Paris, punonjësit e hekurudhave dhe punonjësit e sektorëve të tjerë në grevë pushtuan hollin e kullës Euronext në La Défense. Macron ka nisur një tur në Francën rurale në përpjekje për të qetësuar qytetarët pas aprovimit të reformës së pensioneve dhe pas tre muajve protesta.

protesta ne france

Sondazh

Poll