Bota

"Turp për BE-në", Daçiç: Serbia u mashtrua sepse Kosova refuzon të formojë Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duke e toleruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka humbur rastin për të parandaluar situatën me aneksimin rus të Krimesë.

21 Prill 2023, 17:11 Nga I.A
"Turp për BE-në", Daçiç: Serbia u mashtrua
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha sot se lidhjet e ngushta të Beogradit me Rusinë dhe Kinën lidhen me marrëdhëniet mes Moskës dhe Pekinit ndaj Kosovës dhe se vendimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë nuk do të ndikojë në ndryshimin e qëndrimit të Parisi dhe Uashingtoni drejt Prishtinës.

“Beogradi ndihet i mashtruar për shkak të refuzimit të Prishtinës për të formuar Unionin e Komunave Serbe në Kosovë, por ky nuk është turp për Serbinë, por për Bashkimin Evropian, sepse Prishtina i dikton Brukselit se çfarë mund të bëjë”, tha Daçiç.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duke e toleruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës ka humbur rastin për të parandaluar situatën me aneksimin rus të Krimesë. Sa i përket luftës në Ukrainë, komuniteti ndërkombëtar nuk ishte aq i zëshëm në apel për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë kur Kosova shpalli pavarësinë.

Ai deklaroi se e drejta për vetëvendosje u takon popujve që nuk kanë shtetin e tyre. Daçiç tha se shqiptarët kanë vendin e tyre, Shqipërinë.

"Nuk do të ishte e mundur të krijohej një shtet si Kosova në territorin e BE-së", tha Daçiç.

Ai tha se në BE nuk ka shumë entuziazëm për pritjen e anëtarëve të rinj. Në të njëjtën kohë, në vendet e Ballkanit Perëndimor ka lodhje për shkak të premtimeve të rreme për pranim në BE.

ivica daçiç

Sondazh

Poll