Bota

Beteja për 'pushtet' në Sudan/ Kryeministri suedez: Do të evakuuojmë stafin e ambasadës dhe familjet e tyre

Ai tha se do t'u jepet ndihmë edhe suedezëve të tjerë në vend, për aq sa është e mundur.

21 Prill 2023, 16:46 Nga a.l
Beteja për 'pushtet' në Sudan/ Kryeministri suedez: Do
Ulf Kristersson

SUEDI- Kryeministri Ulf Kristersson, deklaron se Suedia do të evakuojë stafin e ambasadës dhe familjet e tyre nga Sudani sapo të gjejnë mundësinë. Ai shtoi se Suedia po koordinon politikën e saj me vendet e tjera.

"Vendimet që kemi marrë nënkuptojnë se do të jetë e mundur të evakuohen ... personeli i ambasadës dhe të afërmit e tyre nëse dhe kur e lejon situata e sigurisë," u tha Kristersson gazetarëve.

Ai tha se do t'u jepet ndihmë edhe suedezëve të tjerë në vend, për aq sa është e mundur, shkruajnë mediat e huaja. 

OBSH njoftoi se gjatë një jave që nga fillimi i sulmeve në Sudan të paktën 9 fëmijë janë raportuar të vrarë në luftime dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur. Pavarësisht kërkesës për një armëpushim 72-orësh, sulmet në Sudan kanë vazhduar. Shpërthime dhe të shtëna me armë tronditën kryeqytetin e Sudanit, Khartoum, në orët e para të mëngjesit të ditës së parë të Fitër Bajramit, duke shënuar fundin e Ramazanit. Banorët po ‘braktisin’ vendin për shkak të mungesës së energjisë elektrike prej gjashtë ditësh, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm.

ulf kristersson

Sondazh

Poll