Bota

Formohet në Atlantik uragani Lorenzo, një ndër uraganët më të fuqishëm në botë

30 Shtator 2019, 09:31 Nga DOSJA
Formohet në Atlantik uragani Lorenzo, një ndër uraganët

ATLANIK – Një uragan i kategorisë së pestë, është formuar prej disa ditësh tashmë në oqeanin Atlantik.

Uragani i quajtur Lorenzo, është dhe një nga uraganët më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në Atlantik.

Sipas qendrës internacionale të uraganëve, të shtunën në mbrëmje, uragani Lorenzo arriti të hynte në kategorinë e pestë të uraganëve, e cila është dhe kategoria më e rëndë.

Uragani Lorenzo pritet të transformohet në një uragan të kategorisë së tretë, dhe në mes javës ai pritet të vendoset në ishujt Azores, të gjendura 1500km larg Lisbonës.

Uragani pritet që të sjellë me vete, një mase të madhe shiu dhe stuhish. Banorët e ishujve të Azorës dhe banorët e Lisbonës, janë paralajmëruar për motin e keq dhe stuhitë që priten të pushtojnë vendin.

Burimi: CNN

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota atlantik lisbone uragani lorenzo atlantik lisbone uragani lorenzo

Sondazh

Poll