Bota

I shpërthen telefoni në karikim, humb jetën 14-vjeçarja nga Kazakistani

30 Shtator 2019, 08:07 Nga DOSJA
I shpërthen telefoni në karikim, humb jetën 14-vjeçarja

Kazakistan – Alua Abzalbek, është emri i 14-vjeçares që  humbi jetën gjatë natës së djeshme në Kazakistan, në një incident tragjik.

Trupi i pajetë i adoleshentës u gjet në mëngjes nga prindërit e saj, të cilët të shokuar e dërguan në urgjencë, por vajza kishte kohë që e kishte humbur jetën.

Ngjitur me kokën e saj, ishte dhe telefoni i saj celular, i cili ishte i shpërbërë në shumë pjesë dhe totalisht i djegur.

Vajza e kishte lënë celularin e saj për t”u karikuar, dhe e kishte vendosur atë nën jastëk, gabim i pafalshëm ky i cili i  kushtoi jetën. Fatkeqsisht, këtë gjë e bëjmë pothuajse të gjithë  të rinjtë.

Telefoni i 14-vjeçares ishte mbi nxehur në karikim, dhe më pas ai kishte shpërthyer teksa vajza ishte në gjumë.

Burimi:Daily mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota e dhimbshme kazakistan telefoni shperthen nen jastek e dhimbshme kazakistan telefoni shperthen nen jastek

Sondazh

Poll