Bota

Zgjedhjet në Austri shpallin fitues Sebastian Kruz, a do arrijë të formojë qeverinë e re?

29 Shtator 2019, 18:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Austri shpallin fitues Sebastian Kruz, a do arrijë

AUSTRI- Kanë përfunduar zgjedhjet në Austri. Ashtu siç ishte parashikuar nga sondazhet dhe Exit Poll-et, Sebastian Kurz është fituesi i zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka arritur që të të marrë 37 % të votave.

Kruz ka shanse të mëdha për të qenë sërish kancelar i vendit, katër muaj pasi dha dorëheqje nga ky post. 33 vjeçari, që i takon të djathtës në Austri, u largua nga drejtimi i vendit pasi që dy zyrtarë, që ishin nga radhët e partisë që ai ishte në koalicion u përfshin në një video skandal.

Partia e koalicionit, e të djathtës ekstreme FPO, ka humbur 10% të votave nga zgjedhjet e kaluara duke marrë kësaj radhe vetëm 16% të totalit të votave. Kurzit i duhet tashmë një parti tjetër për të formuar koalicion.

Socialdemokratët kanë marrë 22% të votave, ndërsa Të Gjelbërit kanë marrë 13.5% të votave, një rritje e konsiderueshme nga vetëm 4% sa kishin pasur në mandatin e kaluar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota sebastian kurz zgjedhjet në austri sebastian kurz zgjedhjet në austri

Sondazh

Poll