Bota

Sherri në studion televizive/ Si doli blof burri i Besa Shahint pas publikimit të videos, deklaratat kontradiktore

30 Shtator 2019, 05:36 Nga DOSJA
Sherri në studion televizive/ Si doli blof burri i Besa Shahint pas

Kosovë- Burri i Besa Shahinit, ministres së Arsimit, Dardan Molliqaj ka komentuar sherrin e pak javëve më parë që pati me kandidatin për deputet, Haki Abazi.

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molliqaj ka deklaruar pas publikimit të pamjeve të sherrit, se është sulmuar fillimisht nga kandidati tjetër për deputet.

Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës. Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima. Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj.”, u shpreh dje ai.

Por çfarë tha pak javë më para për sherrin, para se të publikoheshin pamjet?

Ai deklaroi se asgjë nuk ndodhi jashtë studios televizive, vetëm një vazhdimësi debati. “Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike. Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive”, ka deklaruar Molliqaj pas incidentit. Ai nuk përmendi se mes tyre ka pasur një sherr me grushte.

Çfarë u pa në video?

Një ditë më parë mediet në Kosovë publikuan  sherrin mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit Pressing në T7. Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike.  Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit ka vijuar dhe pas daljes nga studio dhe siç shihet nga kamerat e sigurisë ata janë qëlluar me grushte.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni burri i besa shahinit dardan molliqaj sherri ne kosove burri i besa shahinit dardan molliqaj sherri ne kosove

Sondazh

Poll