Bota

FOTO+VD/ Zjarr i madh në një kamp refugjatësh në Greqi, vdes nëna bashkë me foshnjën e saj

29 Shtator 2019, 18:14 Nga DOSJA

GREQI- Një nënë se bashku me fëmijën e saj kanë vdekur sot pas zjarrit që ra në një kamp refugjatësh në Greqi. Sipas mediave vendase mësohet se zjarri ka rënë në kampin Moria.

Të pranishmit kanë dërguar me urgjencë gruan në spital, por ajo nuk ka mundur që t’i shpëtojë plagëve, ndërsa pak minuta më vonë kanë gjeutr dhe fëmijën që digjej brenda kampit.

 

 

 

Zjarri tashmë është shuar, por ka trazira të përhapura në Qendrën e Pritjes. Pas zjarrit, pati incidente midis grupeve të refugjatëve dhe emigrantëve dhe forcave policore që hodhën gaz lotsjellës.

Një grup refugjatësh u përpoqën të pushtonin qendrën e ndalimit pasi forcat e policisë vazhdonin të rriteshin. Sipas “Protothema”, pas zjarrit kanë ndërhyrë menjëherë zjarrfikësit, të cilët e kishin të vështirë të arrinin në vend, si për shkak të reagimeve nga refugjatët dhe emigrantët por edhe nga përhapja e madhe e flakëve.

E gjitha filloi pasi refugjatët dhe emigrantët u rebeluan dhe u përleshën me policinë, duke vendosur zjarre brenda dhe jashtë kampit e duke kërkuar që të largoheshin. Deri tani raportohet për 5 të plagosur rëndë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni digjet kampi i refugjateve zjarr ne greqi digjet kampi i refugjateve zjarr ne greqi

Sondazh

Poll