Bota

Pa rrahjen live mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, flet dëshmitari: S’merrem me spekulime

30 Shtator 2019, 09:14 Nga DOSJA
Pa rrahjen live mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, flet dëshmitari:

KOSOVË- Pas publikimit të pamjeve të incidentit që ndodhi disa ditë më pare mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ka reaguar edhe zyrtari i PDK-së, Rexhep Hoti.

Në një postim në “Facebook”, Hoti ka thënë se lidhur me këtë rast, ai ka dhënë deklaratën e tij në polici dhe se nuk dëshiron të komentojë atë çka shkruajnë mediet apo ndonjë subjekt politik.

Të dashur miq,

Pas publikimit të videos së përleshjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit, ndjej obligim moral për një sqarim të shkurtër.

Unë kam dhënë deklaratën time në lidhje me rastin në polici, andaj, as atëherë, as sot nuk dua të komentoj atë çka shkruajnë mediet apo ndonje subjekt politik, sepse kam kryer obligimin ligjor si dëshmitar.

Të gjitha mediat, subjektet politike apo kushdo qoftë mund të kërkojnë në polici të vërtetën e prononcimit tim në vend se të merren me spekulime.

Një ditë më parë mediet në Kosovë publikuan  sherrin mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, e cila ndodhi rreth tri javë më parë pas emisionit Pressing në T7. Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike.  Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit ka vijuar dhe pas daljes nga studio dhe siç shihet nga kamerat e sigurisë ata janë qëlluar me grushte.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dardan molliqaj haki abazi rexhep hoti sherri mes molliqajt dhe abazit sherri ne kosove dardan molliqaj haki abazi rexhep hoti sherri mes molliqajt dhe abazit sherri ne kosove

Sondazh

Poll