Aktualitet

Shtruar në birra/ Prokurorët që hetojnë vrasjen e Santiago Malkos miqësi me avokatët e klanit “Duka” (VD)

30 Shtator 2019, 07:09 Nga DOSJA
Shtruar në birra/ Prokurorët që hetojnë vrasjen e Santiago

Tiranë- Detaje të reja nga çështja për vrasjen e ish-policit, Santiago Malkos. Fax News ka publikuar pamje ku shfaqen prokurorët Albert Demirneli dhe Naim Tota, të cilët qëndrojnë miqësisht në një tavolinë me tre avokatët e personave të përfshirë në atentatin ndaj 26-vjeçarit Santiago Malko, të klanit “Duka”. Një ndër ta është Ilir Murati, avokati i Blendi Tetës.

Në videon e cila është xhiruar rreth dy javë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, avokatët e prokurorët duken që kanë një miqësi mes tyre, madje kanë konsumuar edhe birra dhe bisedojnë. Sqarojmë se Naim Tota tashmë nuk është më prokuror i kësaj çështjeje, pasi hetimet për vrasjen e ish-policit i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Por në momentin që janë bërë filmimet, ai kishte nën hetimit vrasjen e  ish-policit.

Duhet të themi se takimi duket kontradiktor, pasi për një çështje me kaq shumë rëndësi, ata (prokurorët) që hetojnë autorët, shoqërohen me avokatët që mbrojnë autorët. Këto takime padyshim që mund të kenë ndikim edhe në hetimet për këtë vrasje të bujshme.

VIDEO marrë nga Fax News

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. Për vrasjen e Malkos deri më tani janë shpallur në kërkim 8 persona, të njohur ndryshe si pjesë e klanit “Duka”. 8 personat emrat e të cilëve janë: Leonard Duka;  Erlis Duka, Ilir Selmani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Personi i 9-të i përfshirë në këtë vrasje është Blendi Teta, tashmë i arrestuar dhe në burg.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avokatët e klanit duka miqësi me prkurorët ekzekutohet santiago malko klan duka avokatët e klanit duka miqësi me prkurorët ekzekutohet santiago malko klan duka

Sondazh

Poll