Aktualitet

Terrorizohet Shijaku/ Breshëri plumbash ndaj makinës me dy persona, shpallet në kërkim 27-vjeçari

30 Shtator 2019, 07:36 Nga DOSJA
Terrorizohet Shijaku/ Breshëri plumbash ndaj makinës me dy persona,

Shijak- Gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Shijakut ka pasur të shtëna me armë zjarri. Dosja.al mëson se dy persona banorë të Shijakut, janë përfshirë në një konflikt banal, i cili më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Sipas policisë breshëri plumbash ka pasuar ndaj makinës në ecje, e cila drejtohej nga 30- vjeçari me iniciale F. K, ku në të ishte pasagjere shtetasja Xh. K., 30 vjeçe.  Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Për të shtënat me armë zjarri policia ka shpallur në kërkim 27-vjeçarin me iniciale I.B. Mësohet se objektivi ka qenë shtetasi me iniciale F.K.

Po kështu nga breshëria e plumbave janë prekur 4 makina.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet të shtëna me armë në shijak terrorizohet shijaku të shtëna me armë në shijak terrorizohet shijaku

Sondazh

Poll