Bota

Zgjedhjet në Afganistan, votime mes parregullësive dhe sulmeve me bombë. 15 të plagosur

29 Shtator 2019, 17:47 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Afganistan, votime mes parregullësive dhe sulmeve me

AFGANISTAN- Qyytetarët afan janë drejtuar sot drejt kutive të votimit, ku kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet presidenciale. Procesi i votimit nuk ka shkruar i qetë pasi pa pasur parregullësi dhe sulme.

Një anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Afganistan, tha se dalja në këto zgjedhje ishte e ulët, ku pak më shumë se 2 milionë persona votuan apo 20% e popullësisë ushtroi të drejtën e saj.

Zyrtarët zgjedhorë afganë thanë se qytetarët kanë votuar në 4,905 qendra të votimit. Mbi 500 qendra të votimit u mbyllën, për shkak të kërcënimeve nga sulmet e militantëve. Pesëmbëdhjetë kandidatë kanë garuar për president, por dy prej tyre konsiderohen favorit, Ashraf Khani dhe Abudullah Abdullah.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton shumicën e votave, raundi i balotazhit do të mbahet më 23 nëntor.

Gjatë votimit ndodhën disa sulme. Në Kandahar u raportua për një shpërthim në një xhami që po përdorej si qendër votimi. Nga ky shpërthim u plagosën 15 persona. Ka pasur edhe raportime për hedhje të raketave edhe në vende të tjera në mbarë vendin. Po ashtu, shpërthime ka pasur afër qendrave të votimit në Kabul, Ghazni dhe Jalalabad.

Rreth 72 mijë pjesëtarë të sigurisë u shpërndanë në mbarë vendin, për të siguruar një proces të qetë zgjedhor, pas paralajmërimeve nga militantët talibanë se do të kryejnë sulme. Ndërkohë, në provincën Kunduz, militantët talibanë sulmuan forcat e sigurisë afgane, në dy lokacione jashtë qytetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 15 të plagosur afganistani voton zgjedhjet ne afganistan 15 të plagosur afganistani voton zgjedhjet ne afganistan

Sondazh

Poll