Aktualitet

Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, makina del nga rruga, vdes një 15-vjeçar (EMRI)

Një person tjetër ka mbetur i plagosur, e nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

21 Prill 2023, 13:01 Nga A.B
Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, makina del nga rruga,
Foto ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Ciflig. Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë një 16-vjeçar, i identifikuar si Rei Sherifi.

Po ashtu, një person tjetër ka mbetur i plagosur, e nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Deri më tani nuk dihen rrethanat apo shkaqet e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga./Dosja.al

aksident ne korce rei sherifi

Sondazh

Poll