Bota

Miliarderi amerikan prezanton anijen e re hapësinore, pritet të fluturojë brenda dy muajve

29 Shtator 2019, 16:45 Nga DOSJA
Miliarderi amerikan prezanton anijen e re hapësinore, pritet të

SHBA- Sipërmarrësi miliarder Elon Musk, paraqiti për publikun një anije të re të kompanisë SpaceX. Mjeti hapësinor, sipas tij, është krijuar për të transportuar ekuipazh dhe ngarkesë në Hënë dhe në Mars. E veçanta e këtij projekti është se anija hapësinore mund të zbresë përsëri pingul në Tokë për t’u përgatitur për udhëtime të tjera.

Elon Musk foli në qendrën për zhvillimin e raketave të kompanisë SpaceX në “Boca Chica” të Teksasit.

Përballemi me një zgjedhje, çfarë të ardhme duam? A duam një të ardhme të një civilizimi hapësinor, të jemi mes yjeve, apo të jemi të mbyllur përgjithmonë në Tokë? Unë zgjedh të parën. Shpresoj që të jeni dakort me mua. Përparimi kritik i nevojshëm për t’u bërë një civilizim hapësinor është ta bëjmë udhëtimin hapësinor si udhëtimin ajror”, tha Musk.

Ai tha se anija e hapësirës pritet të niset për herë të parë brenda dy muajsh dhe se do të fluturojë rreth 20 kilometra para se të ulet në Tokë.

Anija “Starship” përbën pjesën kryesore të sistemit kolosal raketor ndërplanetar të zotit Musk. Anija ka një gjatësi prej 120 metrash dhe është shtesa e fundit mes flotës së anijeve të ripërdorshme të kompanisë SpaceX.

Misioni i zotit Musk drejt Hënës përputhet me synimin që ka NASA për të dërguar njerëz në hapësirë brenda vitit 2024 sipas programit Artemis. Kjo nismë u nxit në muajin mars nga administrata e Presidentit Trump për eksplorimin e hapësirës së largët.

Programi i përshpejtuar për hapësirën synon bashkëpunimin me disa kompani amerikane të hapësirës për ndërtimin e një prezence afatgjatë në sipërfaqen hënore para se të arrihet në planetin Mars.

Marrë nga VOA

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota anija e re hapsinore elon musk shba anija e re hapsinore elon musk shba

Sondazh

Poll