Bota

Beteja në Sudan/ OBSH thirrje ushtrive: Hapni korridoret humanitare!

Ai tha se një pauzë e tillë humanitare ishte thelbësore për civilët që të kenë akses në ushqim, ujë dhe ilaçe, dhe për njerëzit e lënduar që të kërkojnë kujdes mjekësor.

20 Prill 2023, 16:36 Nga a.l
Beteja në Sudan/ OBSH thirrje ushtrive: Hapni korridoret humanitare!
Foto ilustruese

SUDAN- Organizata Botërore e Shëndetësisë të enjten u bëri thirrje të dy palëve të konfliktit në Sudan që të ndalojnë luftimet për të lejuar të lënduarit të marrin kujdes mjekësor dhe të hapin një kalim humanitar për punonjësit e shëndetësisë, pacientët dhe ambulancat. Banorët e kryeqytetit Khartoum raportuan të enjten për të shtëna të forta me armë zjarri, ndërsa shumë prej tyre u përpoqën të largoheshin nga një qytet që është paralizuar praktikisht nga betejat e ashpra midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF), shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zbatojnë një pauzë të qëndrueshme humanitare sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që ata të bllokuar nga luftimet të mund të kërkojnë strehim," tha në një konferencë virtuale për shtyp, Ahmed Al-Mandhari, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Mesdheun Lindor.

Ai tha se një pauzë e tillë humanitare ishte thelbësore për civilët që të kenë akses në ushqim, ujë dhe ilaçe, dhe për njerëzit e lënduar që të kërkojnë kujdes mjekësor. Të dyja palët kishin thënë më parë se do të respektonin një armëpushim 24-orësh që do të hynte në fuqi në orën 16:00 GMT të mërkurën, por u thye shpejt nga përleshjet. 

sulm ne sudan

Sondazh

Poll