Bota

'Mizoritë ruse vazhdojnë'/ Stoltenberg viziton Bucha-n: Jam thellësisht i prekur

Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e aleancës, blloku ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e Kievit, dhurimin e ndihmës ushtarake dhe pritjen e refugjatëve gjatë gjithë konfliktit. 

20 Prill 2023, 16:25 Nga a.l
'Mizoritë ruse vazhdojnë'/ Stoltenberg viziton Bucha-n: Jam
Jens Stoltenberg dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vizitoi qytetin ukrainas të Bucha, një vit pasi imazhet tronditëse të trupave të shpërndarë të civilëve hodhën dritë mbi tmerret e agresionit rus. Shefi i aleancës tha se ishte thellësisht i prekur nga ajo që pa në qytetin verior të Ukrainës. 

"Mizoritë ruse vazhdojnë kundër popullit ukrainas edhe sot dhe ata që janë përgjegjës duhet të japin llogari”, tha ai. 

Qyteti i Bucha, i cili ndodhet në veri të Kievit, është bërë sinonim i mizorive ruse dhe krimeve të supozuara të luftës. Vizita e Stoltenberg në Ukrainë është e para e tij në vend që kur Moska filloi agresionin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, shkruan CNN. Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e aleancës, blloku ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e Kievit, dhurimin e ndihmës ushtarake dhe pritjen e refugjatëve gjatë gjithë konfliktit. 

jens stoltenberg volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll