Bota

Zelensky: Është koha që Ukraina të anëtarësohet në NATO

Kievi ka bërë thirrje për pranimin e vendit në NATO për shumë vite, dhe akoma më urgjentisht pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022, si garancia e vetme e sigurisë së Ukrainës përballë Moskës.

20 Prill 2023, 16:32 Nga I.A
Zelensky: Është koha që Ukraina të anëtarësohet
Jens Stoltenberg dhe Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje NATO-s që vendi i tij t'i bashkohet aleancës dhe të dërgojë më shumë armë në Ukrainë për të luftuar Rusinë. Kievi ka bërë thirrje për pranimin e vendit në NATO për shumë vite dhe akoma më urgjentisht pas pushtimit të Rusisë në shkurt 2022, si garancia e vetme e sigurisë së Ukrainës përballë Moskës.

Edhe pse në parim pozitiv për pranimin e Ukrainës, aleanca mbetet e pasigurt për kohën e një pranimi të tillë, nga frika se masa do të rrezikonte përshkallëzimin e luftës, duke qenë se Moska e konsideron një zgjerim të tillë një vijë të kuqe.

"Samiti i Vilnius në korrik mund të bëhet historik," këmbënguli Volodymyr Zelensky gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili bëri një vizitë të papritur në Kiev sot. 

"Do të jetë e rëndësishme që Ukraina të marrë ftesën e duhur. Ka ardhur koha," tha Zelensky.

Nga ana e tij, Jens Stoltenberg shprehu sërish mbështetjen e Aleancës për qëllimet e Ukrainës , por nuk foli fare për një orar, duke theksuar se prioritet është fitorja e Ukrainës në luftë.

“E ardhmja e Ukrainës është brenda familjes euroatlantike, e ardhmja e Ukrainës është brenda NATO-s. Në të njëjtën kohë, qëllimi kryesor i Aleancës, i aleatëve, është të sigurojë që Ukraina të fitojë”, tha Jens Stoltenberg përkrah Volodymyr Zelensky.

Por ai dha garanci se çështja e anëtarësimit do të diskutohej në samitin e NATO-s në Vilnius në korrik, ku ftoi Volodymyr Zelensky të merrte pjesë.

Unë e pranoj sigurisht që presidenti Zelensky do të ngrejë çështjen e integrimit, garancitë e sigurisë dhe kjo do të jetë kryesore në agjendë”, tha ai.

volodymyr zelensky jens stoltenberg

Sondazh

Poll