Aktualitet

Përdorte lokalin për vënien e basteve sportive me celular, në kërkim pronari, ndiqet penalisht klienti në Vlorë

Celulari që po përdorte K. S., është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

20 Prill 2023, 14:32 Nga A.B
Përdorte lokalin për vënien e basteve sportive me celular,
Policia

VLORË- Policia ka ushtruar kontroll në lokalin e H. A., për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Një klient që ndodhej aty gjatë kontrollit dhe u kap duke vënë baste, nëpërmjet celularit është në ndjekje penale. Celulari që po përdorte K. S., është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ky person do të hetohet për veprat penale “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Materialet u referuan në Prokurori ndërsa vijon puna për kapjen e H. A. Gjithashtu Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, me mbështetjen e inteligjencës informative, kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. S., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin Sh. I., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 33 vjeç, pasi duke dalë nga banesa, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

vlore

Sondazh

Poll