Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm për grabitjen dhe vrasjen e të moshuarit, arrestohet shqiptari në Itali

Shqiptari i kishte lidhur duart dhe këmbët 80-vjeçarit, duke i shkaktuar vdekjen.

20 Prill 2023, 12:28 Nga A.B
I dënuar me burgim të përjetshëm për grabitjen dhe
Policia

ITALI-Policia italiane ka vënë në pranga në Airola një të arratisur ndërkombëtar me origjinë shqiptare, i cili ishte në kërkim prej dy vitesh. 

Monitorimi i vazhdueshëm bëri të mundur identifikimin e shqiptarit, i cili në vitin 2010, me bashkëpunëtorë të tjerë, kreu grabitjen në dëm të një mbi 80-vjeçari, duke e goditur fillimisht me grushte dhe topin. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i kishte lidhur duart dhe këmbët, duke i shkaktuar vdekjen.

Në fund, shqiptari mundi të merrte vetëm 300 euro cash. Për krimet e mësipërme është dënuar nga shteti grek me burgim të përjetshëm. Shqiptari është vënë në dispozicion të Gjykatës së Apelit, e cila do të vendosë për ekstradimin e tij./Dosja.al 

shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll