Aktualitet

Drogë e fshehur në kuti këpucësh, kapen me 43 kg kokainë dy shqiptarët në Itali

Brenda kutive u gjetën 43 kilogramë kokainë, dhe 37 mijë euro. Mësohet se së bashku me ta ëshë arrestuar edhe një polak 40-vjeçar.

20 Prill 2023, 11:51 Nga f.i
Drogë e fshehur në kuti këpucësh, kapen me 43 kg
Droga e sekuestruar

ITALI- Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën me 43 kilogramë kokainë, e fshehur në kuti këpucësh. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një 40-vjeçar dhe një 43-vjeçar, identiteti i tëcilëve nuk është bërë i ditura. Mësohet se së bashku me ta ëshë arrestuar edhe një polak 40-vjeçar.

Mësohet se policia italiane ka pasur në vëzhgim prej kohësh 40-vjeçarin shqiptar, i cili është mbajtur nën kontroll gjatë disa udhëtimeve të ndryshme që ka bërë me makinë në zonën e Garbatella-s. Shqiptari shkoi në një garazh në një ndërtesë në zonën e Torre Angela, ku pasdite iu bashkua një burrë me një furgon me targa polake. Në një moment një prej shqiptarëve ka nxjerrë nga garazhi disa kuti këpucësh dhe i kanë futur në furgon.

Këto situata dyshuese janë vëzhguar nga autoritetet. Kur ata kanë ndërhyrë, autorët janë përpjekur të arratisen, por pa sukses. Brenda kutive u gjetën 43 kilogramë kokainë, dhe 37 mijë euro.

arrestohen dy shqiptare ne itali

Sondazh

Poll