Aktualitet

Ekzekutimi i Nikulajt/ Rrumbullaku shkon në Lezhë, mblidhen pamjet e kamerave të sigurisë, shoqërohen 20 persona

Autori, i cili ende është në kërkim ka ardhur me një motor, ka ndaluar para lokalit të Nikulajt që ndodhet në shëtitoren në hyrje të Shëngjinit dhe është futur brenda ku e ka qëlluar Nikulajn nga një distancë rreth 2 metra larg. Më pas ai është larguar me motor duke humbur gjurmët.

20 Prill 2023, 12:01 Nga A.B
Ekzekutimi i Nikulajt/ Rrumbullaku shkon në Lezhë, mblidhen pamjet e
Biznesi

LEZHË- Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës ka shkuar vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Grupi hetimor që po merret me këtë ngjarje mësohet se ka grumbulluar pamjet e sigurisë të dhjetëra bizneseve përgjatë rrugës Shkodër-Lezhë, për të zbardhur itinerarin që mund të ketë ndjekur autori që ekzekutoi me 7 plumba ish-kandidatin për deputet, brenda lokalit të tij në Shëngjin. Deri më tani janë shoqëruar 20 persona, të pranishëm në lokal në momentin e ngjarjes dhe familjarë të biznesmenit për t’u pyetur në lidhje me konflikte të mundshme që Ardian Nikulaj mund të ketë patur.  

Autori, i cili ende është në kërkim ka ardhur me një motor, ka ndaluar para lokalit të Nikulajt që ndodhet në shëtitoren në hyrje të Shëngjinit dhe është futur brenda ku e ka qëlluar Nikulajn nga një distancë rreth 2 metra larg. Më pas ai është larguar me motor duke humbur gjurmët.

Si ndodhi vrasja?

50-vjeçari u vra mesditën e djeshme teksa ndodhej në lokalin e tij në Shëngjin. Një person veshur me jelek fosforeshent, i ngjashëm me atë të Policisë Rrugore, u fut brenda dhe qëlloi në drejtim të Nikulajt. Më pas u largua pasi jashtë e priste bashkëpunëtori me motor. Të dy janë zhdukur pa gjurmë dhe nga çfarë raportohet deri më tani, pasi kanë braktisur motorin, kanë hipur në një mjet tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të zezë e targa angleze.

Nikulaj rezulton se ka disa biznese në zonën e Lezhës dhe ka qenë gjithashtu pjesë e politikës. Aktualisht ai garonte në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe më parë ka kandiduar për deputet në Lezhë në listën e PSD-së./Dosja.al

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll