Aktualitet

Zgjedhjet '14 Maji'/ KQZ vendos printimin e fletëve të votimit në 3 bashkitë ku do votohet elektronikisht

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se do të prodhohen sasitë e plota të fletëve të votimit.

20 Prill 2023, 12:38 Nga A.B
Zgjedhjet '14 Maji'/ KQZ vendos printimin e fletëve të
Fleta e votimit

TIRANË- Për herë në Elbasan dhe Kamzë dhe për herë të dytë në Vorë, qytetarët do të votojnë më '14 Maj' elektronikisht dhe po ashtu numërimi do të jetë elektronik. KQZ ka vendosur që të printohet e gjithë sasia e fletëve të votimit edhe për 3 bashkitë ku do të aplikohet votimi elektronik.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh se do të prodhohen sasitë e plota të fletëve të votimit.

"Duke qenë se jeni të gjithë dakord dhe do t'i mbetemi vendimmarrjes për prodhimin e sasive të plota të fletëve të votimit, pra numri i zgjedhësve plus 2%. Pra do bëjmë një ndryshim në vendim", tha Celibashi.

zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll