Aktualitet

Në ‘shtëpi bari’ për të shlyer borxhet, kush është i riu që u vu në pranga në Britaninë e Madhe

Sipas mediave britanike, më 13 mars 2023, oficerët e policisë bastisën banesën dhe arrestuan Xhulio Shehaj, 26 vjeç. Në pronë u gjetën 206 bimë kanabis.

20 Prill 2023, 12:16 Nga k.m.
Në ‘shtëpi bari’ për të shlyer borxhet, kush
Xhulio Shehaj

BRITANI E MADHE- Një shqiptar është kapur duke kultivuar kanabis në një "fabrikë", në një shtëpi në Cardiff. Sipas tij, punën e kishte nisur "nga dëshpërimi" për të shlyer rreth 20,000 £ borxh. Sipas mediave britanike, më 13 mars 2023, oficerët e policisë bastisën banesën dhe arrestuan Xhulio Shehaj, 26 vjeç. Në pronë u gjetën 206 bimë kanabis.

Në Gjykatë u zbulua se Shehaj kishte ardhur nga Shqipëria - vendi i tij i lindjes - në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020 për shkak të problemeve të tij me borxhet dhe çështjeve të tjera që përfshinin anëtarët e familjes. Ai u miqësua me meshkuj të tjerë shqiptarë të cilët e njohën me mundësinë e fitimit të parave 'të shpejta'. Brenda banesës, kanabisi ishte mbjellë në 6 dhoma në shtëpi, ndërsa kuzhina ishte kthyer në një dhomë fjejtje për të riun.

Nga ekzaminimi i telefonave të tij celularë u zbulua se i riu nuk kishte një rol drejtues, megjithatë Shehaj, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, u deklarua fajtor më 12 prill.

xhulio shehaj

Sondazh

Poll