Rajoni

“Luftoj për atë që besoj”, Burri i Besa Shahinit reagon pas publikimit të videos së sherrit: Qëllojnë dhe ikin me vrap

  • VIDEO/ Ja si burri i Besa Shahinit u qëllua me kandidatin për deputetë në Kosovë
  • Në një reagim Molliqaj thotë për kundërshtarin e tij nga VV’ja se e ka sulmuar vetë i paari dhe pastaj ka ikur vrap. 
    Featured image of article: “Luftoj për atë që besoj”, Burri i Besa Shahinit reagon pas publikimit të videos së sherrit: Qëllojnë dhe ikin me vrap Dardan Molliqaj

    KOSOVË– Kandidati për deputet nga koalicioni AAK – PSD, Dardan Molliqaj, njëherësh dhe bashkëshorti i ministres se Arsimit Besa Shahini, ka reaguar pasi u publikua video e sherrit me kandidatin për deputet, Haki Abazi.

    Në videon e publikuar sot, shihen pamjet e rrahjes që ka ndodhur pas emisionit Pressing tri javë më parë mes Dardan Molliqajt, shoqëruesit të tij dhe Haki Abazit të VV’së. Në një reagim Molliqaj thotë për kundërshtarin e tij nga VV’ja se e ka sulmuar vetë i paari dhe pastaj ka ikur vrap. 

    REAGIMI I PLOTË

    Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet. Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës. Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima. Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem. Luftoj për atë që besoj.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment