Bota

Shkatërrimi i klanit Kavak në Serbi, mes të arrestuarve dhe një grua, akuzohen për vrasje, vjedhje e trafik droge

Në mesin e gjashtë të dyshuarve është edhe një grua e cila dyshohet se është anëtare e grupit kriminal të dyshuar për tentativë vrasje dhe dy vepra penale për shkaktim rreziku.

19 Prill 2023, 22:55 Nga I.A
Shkatërrimi i klanit Kavak në Serbi, mes të arrestuarve dhe
Operacioni

SERBI- Në një aksion të madh i autoriteteve policore në bashkëpunim me BIA-në dhe Prokurorinë për Krimin e Organizuar janë arrestuar gjashtë persona të lidhur me klanin Kavak. Mediat serbe shkruajnë se, Predrag P. (27), Danilo T. (29), Dejan R. (27), Bogdan D. (29), Ognjen D. si dhe e vetmja e arrestuar, Aleksandra Č. (29), dyshohet se kanë punësuar vrasës për liderët e arratisur Radoj Zvicer dhe Nikola Vušoviç.

Shefi i Shërbimit të Kundër Krimit, Nemanja Đuran, tha dje se operacioni i arrestimit u krye në fshehtësi të madhe, si dhe se vetëm një numër i vogël njerëzish dinin për përgatitjen e arrestimit.

"Janë ndaluar personat e lidhur me këto dy grupe të organizuara kriminale, ku iu gjet një sasi e madhe armësh, droge dhe municioni. Me atë rast janë konfiskuar mbi 30 vetura luksoze dhe mbi 30 ora luksoze, të cilat besoj se do ta konstatojmë se janë me origjinë nga disa vepra kriminale," tha Đuran.

Në këtë operacion u sekuestruan disa kilogramë marijuanë, heroinë dhe kokainë, si dhe dy mijë tableta MDMA. Duke kontrolluar banesa dhe objekte të tjera në më shumë se 80 vendodhje në zonën e Kralevës dhe Krushevcit, policia ka sekuestruar edhe pushkë automatike, një sasi të madhe armësh me tyta të gjata, granata dore, pistoleta, si dhe një sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm.

Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në Prokurorinë për Krim të Organizuar (TOK). Në vazhdim të “goditjeve” ndaj grupeve dhe individëve kriminalë, u sekuestruan më shumë se një duzinë makina luksoze dhe orë dore, rreth tetë kilogramë ar, para dhe kasaforta të përdorura nga të dyshuarit

klani kavak

Sondazh

Poll