Bota

Shpërdorim detyre për një tender, arrestohet drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës

 Krasniqi dyshohet për shpërdorim detyre me tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”. 

19 Prill 2023, 20:48 Nga I.A
Shpërdorim detyre për një tender, arrestohet drejtori i
Nagip Krasniqi

KOSOVË- Drejtori ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqi wshtw arrestuar ditwn e sotme. Mësohet se Krasniqi është arrestuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një njoftimi të dërguar për media. Krasniqi dyshohet për shpërdorim detyre me tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”. 

“Po ashtu, njësia e veçantë e hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit Nagip Krasniqi në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuterë, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, personi në fjalë është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh," thuhet në njoftim.

Ish-drejtuesi i Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, në tetor të vitit 2021 është zgjedhur drejtor ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës. Krasniqi në krye të ndërmarrjes më të madhe publike u zgjodh nga Bordi i përkohshëm i KEK-ut nëpërmjet një konkursi, në të cilin kanë konkurruar 38 kandidatë. 

nagip krasniqi

Sondazh

Poll