Sport

Cikalleshi nuk di të ndalet, shënon dy gola në Turqi dhe i jep fitoren Akhisarsporit (VD)

29 Shtator 2019, 14:02 Nga DOSJA
Cikalleshi nuk di të ndalet, shënon dy gola në Turqi dhe i jep

TURQI- Sokol Cikalleshi është në formën më të mirë. Pas dy golave me Kombëtaren, një me penallti ndaj Francës dhe një tjetër ndaj Islandës, kavajasi shënoi edhe dy herë të tjera, ndaj Menemen dhe Hataisport, në ligën e dytë turke.

Cikalleshi këtë sezon luan në ligën e dytë turke me Akhisarsporin, ku ka gjetur disa herë rrugën e rrjetës.

Cikalleshi ka shënuar sot edhe dy herë të tjera, në sfidën që luhet për javën e 6-të në Turqi. Në transfertë ndaj Karagumruk, Akhisari zhbllokoi shifrat në minutën 18-të me Celenk, ndërkohë që në minutat 22 dhe 29, ishte radha e bomberit shqiptar, për të shënuar dy herë duke vulosur dhe fitoren.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport akhisarspori bomberi shqiptar sokol cikalleshi akhisarspori bomberi shqiptar sokol cikalleshi

Sondazh

Poll