Sport

Manchester City ambicioz, dëshiron të zgjerojë kapacitetin e ‘Etihad Stadium’...

Drejtuesit e Manchester Cityt kanë prezantuar planet për të rritur kapacitetin e stadiumit të tyre me 7000 vende. Ky zgjerim është pjesë e një sërë përmirësimesh të impiantit sportiv.

18 Prill 2023, 15:27 Nga DOSJA

Manchester City ambicioz, dëshiron të zgjerojë kapacitetin e

ANGLI - Kampionët e dyfishtë në fuqi të Anglisë, Manchester City, nuk janë të kënaqur me madhësinë e stadiumit të tyre. ‘Stadiumi Etihad’ ka kapacitetin e pestë më të madh në Premier League, pas Manchester United, Tottenham, Arsenal dhe West Ham. 

Klubi njoftoi një seri përmirësimesh të stadiumit të martën, duke përfshirë edhe një zgjerim të tribunës veriore. Kapaciteti më pas do të rritet nga 53.500 në 60.000 spektatorë.

Drejtuesit e ‘Qytetarëve’ kërkojnë gjithashtu të krijojnë një “fan zone” të mbuluar rreth stadiumit, e cila mund të strehojë deri në 3.000 njerëz. Projekti përfshin gjithashtu krijimin e një muzeu të ri dhe një hoteli me 400 shtretër. 

Sipas klubit, kostoja e projektit arrin në 300 milionë paund (340 milionë euro) dhe duhet të hapë 2.600 vende të reja pune.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll