Bota

Qeveria spanjolle do t'u japë 50,000 të rinjve shtëpi me qira të ulët

Rritja e kostove të qirave është vendosur të jetë një çështje kryesore në fushatën zgjedhore të vendit, i cili po përgatitet për zgjedhjet lokale të 28 majit dhe zgjedhjet parlamentare që do mbahen më vonë.

18 Prill 2023, 15:57 Nga k.m.
Qeveria spanjolle do t'u japë 50,000 të rinjve shtëpi me
Foto ilustruese

MADRID- Spanja synon të ndihmojë miliona të rinj që ende jetojnë me prindërit e tyre që të marrin me qira shtëpinë e tyre duke u ofruar atyre prona me çmim më të ulët se tregu. Rritja e kostove të qirave është vendosur të jetë një çështje kryesore në fushatën zgjedhore të vendit, i cili po përgatitet për zgjedhjet lokale të 28 majit dhe zgjedhjet parlamentare që do mbahen më vonë.

Vetëm 16% e të rinjve në Spanjë jetojnë në shtëpinë e tyre, krahasuar me mesataren evropiane prej 32%. Sot qeveria miratoi planet për të vënë në dispozicion, me qira të përballueshme, deri në 50,000 shtëpi të mbyllura në pronësi të Sareb, e cilësuar si "banka e keqe" e Spanjës.

Qiratë e larta janë një problem akut në Ishujt Balearik dhe Kanarie dhe në bregdetin e Mesdheut, ku qiratë afatshkurtra për turistët dhe blerësit e huaj kanë çuar në një reduktim së banesave me qira. Por edhe pse qeveria ka njoftuar se deri në 50,000 shtëpi do të vihen në dispozicion, në realitet vetëm 9,000 janë gati për t'u marrë me qira. Përveç kësaj, qeveria ka identifikuar 112 parcela toke ku mund të ndërtohen fillimisht 10,000 shtëpi të reja dhe 5,000 të tjera në të ardhmen.

spanje

Sondazh

Poll