Sport

Lirohet nga arresti presidenti i futbollit të Kosovës, Agim Ademi!

Ademi u arrestua më 22 mars, ndërsa ndaj tij rëndonin akuzat e “abuzimit me detyrën” dhe “shmangies nga taksat”, në institucionin që ai drejton, Federatën e Futbollit në Kosovë. Ndërsa tashmë prokurori ka dalë në përfundimin se kreu i Federatës së Kosovës nuk lidhet direkt me pretendimet për evazion fiskal dhe për këtë arsye ka fituar lirinë dhe është rikthyer menjëherë në vendin e punës.

18 Prill 2023, 12:13 Nga DOSJA
Lirohet nga arresti presidenti i futbollit të Kosovës, Agim Ademi!

KOSOVE - Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është liruar nga arresti në shtëpi dhe kthyer në vendin e tij të punës.

Kreu i FFK-së kishte rreth një muaj në arrest shtëpie, ndërsa këtë të martë ka fituar lirinë.

Ademi u arrestua më 22 mars, ndërsa ndaj tij rëndonin akuzat e “abuzimit me detyrën” dhe “shmangies nga taksat”, në institucionin që ai drejton, Federatën e Futbollit në Kosovë.

Ndërsa tashmë prokurori ka dalë në përfundimin se kreu i Federatës së Kosovës nuk lidhet direkt me pretendimet për evazion fiskal dhe për këtë arsye ka fituar lirinë dhe është rikthyer menjëherë në vendin e punës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll