Sport

Juventusi në bankën e të akuzuarve! Nesër "luhet ndeshja" e saj e sezonit…

Gjykata e garancisë e CONI (Komiteti Olimpik Italian) merr vendimin të mërkurën në lidhje me heqjen ose jo të 15 pikëve të Juventusit.

18 Prill 2023, 10:43 Nga DOSJA
Juventusi në bankën e të akuzuarve! Nesër "luhet

ITALI - Juventusi ‘luan’ sezonin e tij të mërkurën. Këtë herë ndeshja e tij nuk do të zhvillohet në fushë futbolli, por në zyra. CONI (Komiteti Olimpik Italian) duhet të marrë vendimin e tij, nëse do të konfirmojë ose jo humbjen e 15 pikëve në kampionatin e klubit torinez.

Drejtësia sportive, përmes Gjykatës së Apelit të Federatës Italiane (FIGC), në fakt kishte vendosur, më 20 janar, një sanksion që përfshin heqjen e 15 pikëve nga “Zonja e Vjetër” për shkak të mashtrimit kontabël të vërejtur gjatë transferimeve të lojtarëve midis 2018 dhe 2021. Bardhezinjtë e apeluan këtë vendim përpara Gjykatës së Garancisë së CONI-it (Komiteti Olimpik Italian).

Nesër do të jepet edhe vendimi dhe do të vuloset fati i Juventusit për sezonin që vijon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll