Politike

Rikthehet Eduart Selami? Ish-rivali hyn në selinë blu, takim kokë më kokë me Lulzim Bashën

28 Shtator 2019, 11:47 Nga DOSJA
Rikthehet Eduart Selami? Ish-rivali hyn në selinë blu, takim kokë

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Selami është shfaqur sërish në selinë blu për të zhvilluar një takim kokë më kokë me kryedemokratin Lulzim Basha. 

Burime të Dosja.al bëjnë me dije se sapo është shfaqur në ambientet e selisë, Eduart Selami ka përshendetur të gjithë operatorët e televizioneve.

E çuditshmja e këtij takimi është se Selami është një nga personat më kritikë ndaj mënyrës sesi Basha po drejton PD-në. Eduard Selami, përveç epiteteve që i ka vënë Bashës si: zhgënjim, gënjeshtar, i dështuar, edhe ka garuar për ta “rrëzuar” atë nga drejtimi i demokratëve. 

Por në zgjedhjet e fundit të zhvilluara në korrik të 2017 në PD-së, demokratët sërish i bësuan më shumë Bashës. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike eduart selami lulzim basha selia e pd takimi basha-selami eduart selami lulzim basha selia e pd takimi basha-selami

Sondazh

Poll