Bota

Zbulohet zyra sekrete e policisë në New York/ Udhëzimet i merrnin nga Ministria e Sigurisë Publike, FBI arreston dy agjentët kinezë

Agjentët dyshohet se u drejtuan nga Ministria Kineze e Sigurisë Publike, ose MPS, për të krijuar dhe mbajtur llogari që dukeshin sikur drejtoheshin nga shtetas amerikanë. 

17 Prill 2023, 20:26 Nga a.l
Zbulohet zyra sekrete e policisë në New York/ Udhëzimet i merrnin
Departamenti i Drejtësisë

SHBA- Dy shtetas kinezë të identifikuar si Lu Jianwang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59 vjeç që jetojnë në qytetin e Nju Jorkut janë vënë në pranga nga prokurorët amerikanë pasi dyshohet se drejtonin një stacion policie sekret konez në lagjen Chinatoën të Manhatanit. Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së deklaron se Lu dhe Chen kanë bashkëpunuar për të krijuar stacionin e parë të policisë në SHBA në emër të Ministrisë së Sigurisë Publike të Kinës. Agjentët dyshohet se u drejtuan nga Ministria Kineze e Sigurisë Publike, ose MPS, për të krijuar dhe mbajtur llogari që dukeshin sikur drejtoheshin nga shtetas amerikanë. 

Stacionet besohet të jenë në mesin e të paktën 100 që operojnë në të gjithë globin në 53 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Holandën. Dhe muajin e kaluar, policia federale e Kanadasë njoftoi një hetim në dy vende në zonën e Montrealit që mendohet se janë poste të policisë.

Sipas prokurorëve, Jianwang ishte i lidhur me autoritete kineze të zbatimit të ligjit. Ai ishte angazhuar për të ndihmuar Kinën me “aktivitete represive” në SHBA duke filluar nga viti 2015 për të mbikëqyrur disidentët kinezë.

Në vitin 2018, ai dyshohet se mori pjesë në përpjekjet për të shtyrë një të arratisur që të kthehej në Kinë. Puna e tij ishin ngacmimet dhe kërcënimet e përsëritura ndaj individit dhe familjes së tij. Prokurorët thanë se ai ishte gjithashtu i angazhuar për të gjetur një aktivist pro-demokracisë në Kinë. Jiangwang i mohoi këto veprime kur u përball me autoritetet amerikane. Nëse dënohen, Jianwang dhe Jinping përballen me 25 vjet burg, shkruan CNN. 

Sipas prokurorëve, ai dhe zoti Chen u morën në pyetje nga autoritetet në tetor 2022, kur FBI kreu një kontroll në stacionin e dyshuar. Telefonat e tyre u sekuestruan si pjesë e kontrollit dhe të dy burrat pranuan se kishin fshirë komunikimin me një zyrtar nga Ministria e Sigurisë Publike e Kinës, i cili dyshohet se drejtonte sjelljen e tyre në SHBA. 

Kina ka mohuar më parë funksionimin e stacioneve të tilla, duke i quajtur ato “qendra shërbimi” për shtetasit jashtë shtetit.

zyra sekrete ne new york

Sondazh

Poll