Bota

SKANDAL/ Akuzohet për ngacmim seksual, eurodeputeti grek përjashtohet nga SYRIZA, lajmin e jep Metsola në Strasburg, nisin hetimet

Ka qenë kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e cila njoftoi sot çështjen në fillim të seancës plenare në Strasburg.

17 Prill 2023, 19:42 Nga a.l
SKANDAL/ Akuzohet për ngacmim seksual, eurodeputeti grek përjashtohet
Alexis Georgoulis

GREQI- Eurodeputeti, Alexis Georgoulis është përjashtuar nga partia SYRIZA PS, pas një kallëzimi penal që po hetohet nga prokuroria belge. 

Mediat e huaja raportojnë, se kallëzimi penal lidhet me një rast të pretenduar ngacmimi seksual që daton 3 vjet më parë. Ka qenë kryetarja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola e cila njoftoi sot çështjen në fillim të seancës plenare në Strasburg.

"Kam marrë një kërkesë nga autoritetet kompetente belge për heqjen e imunitetit parlamentar të Alexis Georgoulis. Kërkesa i është referuar komisionit të çështjeve ligjore," tha Metsola.

Georgoulis, nga grupi i Majtë, e mohoi akuzën duke pretenduar se është një sulm i rremë. 

“Përballë këtij sulmi të rremë dhe fyes, që kryhet – ndoshta jo rastësisht – pak ditë para zgjedhjeve kombëtare, unë synoj të bëj betejën time në drejtësi, për të vërtetën dhe rivendosjen e emrit tim, duke kërkuar heqja e imunitetit tim të eurodeputetit. Në këtë kontekst dhe për shkak se nuk dua aspak të ndikoj në luftën që po bën SYRIZA-Aleanca Progresive, në të gjitha nivelet, me një çështje thjesht personale, po e vë veten në dispozicion të organeve të partisë dhe po jap dorëheqjen si anëtar i partisë si dhe nga Eurogrupi i SYRIZA-PS”, shtoi ai.

Partia SYRIZA-PS kishte njoftuar më herët se do të përjashtonte Georgoulis pasi ishte informuar në lidhje me rastin, ndj të cilit ka nisur një hetim. 

alexis georgoulis

Sondazh

Poll