Bota

Lavrov jep SINJALIN pozitiv nga Brazili: Rusia do që t'i japë fund konfliktit me Ukrainën sa më shpejt

Lavrov falënderoi gjithashtu kolegët e tij brazilianë për kuptimin e situatës në Ukrainë dhe tha se Rusia është mirënjohëse për dëshirën e Brazilit për të kontribuar në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme.

17 Prill 2023, 19:56 Nga a.l
Lavrov jep SINJALIN pozitiv nga Brazili: Rusia do që t'i japë
Sergei Lavrov dhe Muro Vieira

RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë një konference për shtyp me homologun e tij brazilin, Mauro Vieira ka deklaruar se Rusia është e interesuar për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejtë të jetë e mundur. 

Lavrov falënderoi gjithashtu kolegët e tij brazilianë për kuptimin e situatës në Ukrainë dhe tha se Rusia është mirënjohëse për dëshirën e Brazilit për të kontribuar në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme, shkruan CNN. 

Ministri i Jashtëm rus pritet të takohet sot edhe me presidentin brazilian Luiz Inacio Lula da Silva. Ukraina ka thënë vazhdimisht se paqja do të arrihet vetëm nëse Rusia rivendos kufijtë e vendit dhe Kievi rimer Krimenë.

sergei lavrov

Sondazh

Poll