Bota

U dënua me 25 vjet burg për 'tradhti'/ Kritiku i Kremlinit: Jam krenar për qëndrimin që kam mbajtur! Një ditë Rusia do të jetë e lirë

Akuzat për tradhti dhe vepra të tjera, vetë Kara-Murza i hodhi poshtë dhe i cilësoi si të motivuara politikisht.

17 Prill 2023, 17:16 Nga a.l

 

U dënua me 25 vjet burg për 'tradhti'/ Kritiku i Kremlinit:
Vladimir Kara-Murza

 

RUSI- Kritiku i Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, i cili u dënua me 25 vjet burg me akuza përfshirë tradhtinë, ka thënë se Rusia do të jetë e lirë. Kara-Murza i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij si politike dhe i ka krahasuar procedurat gjyqësore kundër tij me gjyqet e shfaqjes gjatë sundimit të diktatorit sovjetik, Josef Stalin.

Në një deklaratë javën e kaluar, Kara-Murza tha se ai ishte krenar për qëndrimin kundër “diktaturës” së Vladimir Putin dhe vendimit të tij për të dërguar trupa në Ukrainë, shkruan Skynews.

Unë e di se do të vijë dita kur errësira që ka përfshirë vendin tonë do të pastrohet. Dhe atëherë shoqëria jonë do të hapë sytë dhe do të dridhet kur të kuptojë se çfarë krimesh të tmerrshme janë kryer në emër të saj”, tha ai.

Gjykata në Moskë e dënoi kritikun e Kremlini Vladimir Kara Murza me akuzat për tradhti dhe denigrim të ushtrisë ruse. Në mars të vitit 2022, vetëm disa javë pasi Rusia nisi agresionin në Ukrainë, Vladimir Kara-Murza akuzoi “regjimin diktatorial të Kremlinit” për kryerje të “krimeve të luftës”. Akuzat për tradhti dhe vepra të tjera, vetë Kara-Murza i hodhi poshtë dhe i cilësoi si të motivuara politikisht.

vladimir kara-murza

Sondazh

Poll